LSDM zgjodhi Këshillin ekzekutiv, emra të rinj, nuk përmendet Muhamed Zekiri – Muki

Shpërndaje

LSDM ne seancën e sotme të nëntë të Këshillit Qendror ka sjellë vendim për Këshillin e ri Ekzekutiv të partisë.
Sipas vendimit të partisë, shkruan SHENJA, anëtarë të rinj të Këshillit Ekzekutiv janë ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i financave Dragan Tevdoski dhe Frosina Remenski Tashevska.
Përpos tyre në Komitetin Ekzekutiv do të jenë edhe Stefan Bogoev, Kostadin Kostadinov, Tatjana Stojanovska Ivanova, Salija Latif Petrushovska dhe tetë anëtarë tjerë të partisë nga qytetet tjera. Por në mesin e këtyre emrave nuk është përmendur Muhamed Zekiri- Muki, i cili deri tani ka qenë anëtarë i këtij këshilli dhe nënkryetar i LSDM-së.