Zaev vendosi: Do të jetë ministër i financave deri 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot në foltoren e Kuvendit, në pyetjene e deputetes së VMRO-DPMNE-së Liljana Kuzmanovska, se deri kur po planifikon të jetë udhëheqës i financave, tha se nuk ka plan konkret por me siguri deri në ditën kur do të vendosin për zgjedhje të reja, njofton Zhurnal.

Siç potencoi Zaev, qëllimi i tij është që shteti dhe qytetarët të ndjejnë efekte ekonomike dhe kjo mund të ndihmonte për fillim të datës respektivisht për negociata me BE-në.

“Nuk kam plan konkret, por jo më shumë se deri kur të gjithë së bashku do të vendosim të shkojmë në zgjedhje, e ajo është 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta kur formohet Qeveri teknike. Qëllimi është që kjo periudhë e papërsëritur, e çmueshme për shtetin dhe për të gjitha shtetet kur janë bërë anëtare të NATO-s, kanë filluar negociatat me BE-në, ta shfrytëzojmë deri në maksimum për të mirën e qytetarëve, të ndjejnë efekte ekonomike. Besoj se me rritjen e ekonomisë mund të sillen vendime serioze me impakt të qytetarëve”, tha Zaev.

Në këtë kontest përmendi masat që do të sillen dhe kanë të bëjnë me ndërmarjet e vogla dhe të mesme për lirimin deri në tre milion denarë nga të dhënat, rritjen e pagave përmes substituimit të të ardhurave për sigurim shëndetësor dhe pensional nga ana e shtetit dhe pa huamarje dhe me stabilizimin e Fondit për Sigurim Pensional i cili në pesë muajt e parë të vitit ka shënuar rritje prej 8 përqind.

“Nëse vazhdon të rritet, ai fond është për pensionerët dhe ato para do u’a ndajmë pensionerëve, që në fund është rritje e fuqisë të qytetarëve tanë”, tha Zaev duke theksuar se këto janë vetëm disa nga masat duke cekur dhe kthimin e TVSH-së, e cila pret të ketë efekte dhe mbi evazionin tatimor e cila tani është 30%.