Zeka: Ministrat tonë u tuten edhe shoferave të tyre sepse ua dijnë 100 skandale

Shpërndaje

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për monopolin në homologim. Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës ka deputetë që dihet se me kë janë të lidhur dhe pse janë të lidhur sepse sipas tij nuk kryeprokuror, shkruan lajmi.net. “Ka deputetë këtu në mesin tonë që dihet me kanë janë të lidhur dhe kah janë të lidhur sepse këtu nuk ka kryeprokuror. Ne i marrim vendimet në panik. Ne e sollëm një Ligj për dialog që më vonë doli të jetë antikushtetues”, tha ai.

Sipas tij, ministrat e Kosovës i frikësohen edhe shoferave të vetë, sepse ata ua dijnë 100 skandale atyre. “Ministrat tonë i tuten edhe shoferave të vet, sepse shoferat e vetë ia dijnë 100 skandale. Të gjithë e dijnë që homologimi ka qenë plaqkë absolute, me ardhë makina e re me u fut në homologim. Në cdo vend regjistrimi i makinës bahet çdo dy vjet, e këtu çdo vit me një kamion dokumente”, tha ai. Ndërkaq që në vazhdimësi ka pasur përplasje mes deputetëve në lidhje me çështjen në fjalë.