Reagon VV pas vendimit të PZAP-së: Do të jemi me Albin Kurtin në zgjedhje, do bëjmë ankesë

Shpërndaje

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas vendimit të PZAP-së, e cila mori vendim që ky subjekt politik të garoj me 5 deputetë më pak në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje.

“LV do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje e me Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e fake neës-t nuk mund ta hutojnë askënd.

#KREJTdheDREJT”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Blerim Sallahu, ka thënë se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Superme kundër vendimit.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së.

Nuk do të ndalemi!”, tha ai.