Konjufca për Ukshin Hotin: Duhet të ndriçohet fati i zhdukjes së tij dhe kriminelët të vihen para drejtësisë

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, sot ka vizituar Shtëpinë Muze të Ukshin hotit, duke thënë se mendimi i tij poliltik e kombëtar është udhrrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Konjufca përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Ukshin Hoti është figurë që i tejkalon përmasat e kohës së vet.

“Veprimtaria e tij atdhetare dhe mendimi i tij politik kombëtar janë udhrrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në rrugën e idealit të bashkimit kombëtar. Ukshin Hoti është figurë, që i tejkalon përmasat e kohës së vet, e krahasueshme me ideologët dhe me mendimtarët themelues të kombit. Dija e ideve të tij e bën atë intelektual të përmasave europiane e më gjerë”, ka thënë ministri Konjufca.

Tutje ai ka shkruar se fati i zhdukjes së tij duhet të ndriçohet si dhe kriminelët të vihen para drejtësisë.