Gardh betoni prej te xhamia “Jahja Pasha” deri tek “Çairçanja” në Çair (Foto)

Shpërndaje

Aktualisht po vendosen bankina të begatonit tek Çairçanja në Komunën e Çairit, Shilegov thotë se kjo ndodh për shkak të nevojës së mbrojtjes më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë rrugë.

Një ndër rrugët më të frekuentuara në Çair aktualisht po pajiset me mjete sigurie, marrë parasysh se këtu me vite të tëra ka pasur haos në komunikacion për shkak se në të njëjtën janë parkuar taksitë dhe veturat.

Përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk”, kretari i Shkupit Shilegov thotë se të njëjtat po vendosen për shkak të nevojës për mbrojtje më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë rrugë.