Zbulohen shifrat, kaq para i fituan Joshua dhe Ruiz

Shpërndaje

Andy Ruiz JR ka bërë një prej befasive më të mëdha viteve të fundit në botën e boksit, duke e mundur Anthony Joshuan dhe duka ia rrëmbyer tre tituj kampion bote në versione të ndryshme (WBA, WBO dhe IBF), transmeton zeri.info

Ruiz, i cili i ka 33 fitore dhe vetëm një humbje në karrierë, u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që e fiton titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda.

Ndërkohë, për Joshuan kjo ishte humbja e parë në karrierë.

Sidoqoftë, pavarësisht humbjes, boksieri britanik ka përfituar më shumë para se sa Ruizi nga ky meç.

“CNBC” shkruan se Joshua i ka përfituar plot 25 milionë dollarë.

Ndërkohë, Ruiz ka arkëtuar 7 milionë dollarë.