Marku çartet pas barazimit: Po bëni hajgare me mua, nuk e kuptoj

Shpërndaje

Florian Marku në meçin e zhvilluar ndaj Jamie Steëart, edhe pse ishte më i mirë, nga gjyqtarët pas nëntë raundesh është vlerësuar si barazim.

Boksieri shqiptar e nisi shumë mirë meçin, duke e dominuar raundin e parë me goditje dhe ritëm.

Në raundin e dytë, ai ishte superior duke i dhënë edhe një nokdaun Jamie Steëartit i cili arriti të qohet në këmbë.

Edhe raundi i tretë ishte më i mirë për Markun, që i dha disa goditje të sakta britanikut, shkruan IndeksOnline.

Meçi vazhdoi edhe tutje me një dominim të shqiptarit, që mori edhe lëvdata për paraqitjen e tij edhe në raundin e katërt dhe të pestë.

Në raundet gjashtë dhe shtatë dukej që Marku dëshironte ta menaxhojë epërsinë e krijuar në raundet e para, duke mos rrezikuar shumë.

Raundi i fundit ishte i baraspeshuar me të dy boksierët që u munduan të gjuanin me grushte.

Gjyqtarët në fund e vlerësuan që ndeshja u mbyll baras, duke bërë që Marku të nervozohej me këtë vendim.

“Ky është një djal i fortë, unë e qita në tokë një herë ju po bëni hajgare me mua, kjo është hajgare, spo e kuptoj. ”Jam shumë i zhgënjyer, shumë. Gjyqtarë të tillë mund të ndikojnë keq në karrierën tënde. Kjo nuk ishte një barazim. Këtë e di edhe Stewart. Mos ishte kjo kur panë flamurin me shqiponjë?!. Skandaloze! Nuk ka rematch, të gjithë e panë se unë e fitova meçin.” deklaroi Marku.

Të njejtat fjalë pothuajse i tha edhe komentatori i meçit.

“Nuk mund të jenë serioz. Si është e mundur kjo?”, tha komentatori i DAZN.

VIDEO