Alpinistja Arineta Mula vrapon 7 kilometra zbathur (Foto/Video)

Shpërndaje

Derisa Kosovën e ka mbuluar bora dhe temperaturat janë në minus, kjo gjë nuk po paraqet problem për alpinisten kosovare Arineta Mulen.Alpinistja Arineta Mula ditën e diele e ka nisur me vrapimin e zakonshëm që e bën me grupin e vrapimit “Kosova Trail Running Association”, në malet e Gërmisë.Arineta Mula ka bërë të ditur përmes profilit të saj në Facebook, se ka vrapuar zbathur 7 kilometra së bashku me vrapuesin Visar Muharremin.“Visar Muharrehemi vrapuam zbathur 7 kilometra në Gërmi”, ka shkruar Arineta Mula.