Zejneli: Almiri i vogël rritet në zemrat e çdo njeriu human

Shpërndaje

Shkruan: Xhelal Zejneli

Më 25 qershor të vitit 2016, personi i quajtur Boban Iliq, e shkeli me paramendim fëmijën 4-vjeçar, Almir Aliun. Tragjedia ndodhi në Kumanovë.

Në përputhje me nenin 123 paragrafi 2 pika 3 të Kodit pen*al të Republikës s Maqedonisë, vra*sjen e Almirit të vogël nga vra*sësi Boban Iliq, organet e drejtësisë e cilësuan si vepër pen*ale vra*sje. Vra*sësi 30-vjeëar Boban Iliq u akuzua për vra*sje.

Më vonë, kjo vepër pen*ale, nga vra*sje, u rikualifikua në vepër të rëndë në qarkullimin rrugor kundër sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë.

Ky rikualifikim i veprës shkaktoi reagime në publik.

Katër prokurorë publikë të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë dolën para publikut me një komunikatë në të cilën theksonin se janë kundër vendimit të Prokurorisë Publike Themelore të Kumanovës dhe të Gjykatës themelore të Kumanovës që vepra e lartpërmendur të rikualifikohet.

Lidhur me komunikatën e katër prokurorëve, prokurori publik republikan theksoi se prokurorët publikë, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre nuk duhet të bien nën ndikimin e mendimeve dhe të vlerësimeve subjektive apo nën ndikimin e trysnisë së publikut dhe të politikës.

Më 21 qershor 2019, Gjykata themelore e Kumanovës, me akuzën vepër e rëndë në qarkullimin rrugor kundër sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë, 30-vjeçarin Boban Iliq e dën*oi me dën*im bur*gu në kohëzgjatje prej gjashtë vjetësh. Me fjalë të tjera, akuza paraprake – vra*sje, u eliminua.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë s Veriut si mbarë opinioni i këtij vendi, duhet ta dinë se Boban Iliqi: – është vra*sës ordiner; – vra*sjen e ka kryer me paramendim; – vra*sjen e ka kryer në mënyrë të qëllimshme; – vra*sjen e ka kryer me vetëdije të plotë; – ka qenë i vetëdijshëm se vret një shqiptar; – ka kryer vra*sje makabre; – ka vra*rë një fëmijë 4-vjeçar; – për vra*sjen e kryer ekzistojnë xhirime.

Në ShBA, për një vepër të këtillë, për vra*sjen me paramendim të një fëmije 4-vjeçar, kryerësi i kri*mit do të cilësohej si vra*sës apo si kri*minel dhe do të dën*ohej me vdekje, do të përfundonte në karrige elektrike. Në vendet ku vepron drejtësia, kryerësi i një vepre të këtillë do të dën*ohej me dën*im të përjetshëm.

Po të kishte drejtësi në Maqedoni, vr*asësi Boban Iliq do të dën*ohej me dën*im të përjetshëm ose të paktën me njëzet vjet bu*rg, pa të drejtë ankese dhe pa të drejtë shfrytëzimi të uljes së dën*imit nga kryetari i shtetit.

Duke e bërë rikualifikimin e veprës nga vra*sje në vepër të rëndë në qarkullim rrugor kundër sigurisë së njerëzve dhe të pasurisë, vihet në dyshim drejtësia në Maqedoni. Me fjalë të tjera, dën*imi me gjashtë vjet bu*rg i një vra*sësi i cili me veturën e vet ka përplasur për vdekje, me paramendim dhe në mënyrë të qëllimshme një fëmijë 4-vjeçar, tregon se në Maqedoni nuk funksionon drejtësia. Dën*imi i sipërthënë dëshmon se në Maqedoni kemi një drejtësi të padrejtë, një kuazi-drejtësi apo një drejtësi selektive.

Ç’do të kishte ndodhur sikur vra*sësi të kishte qenë shqiptar, ndërsa viktima, një 4-vjeçar i përkatësisë etnike sllavo-maqedonase?!

Për epilogun e procesit “gjyqësor” që ka të bëjë me vra*sjen e Almirit duhet të njoftohen instancat ndërkombëtare, d.m.th. organizatat dhe institucionet ndërkombëtare përkatëse. Për drejtësinë selektive në Maqedoni ndërkaq, duhet të njoftohet ShBA-ja, në mënyrë që rasti i Almirit dhe pseudo-drejtësia e Maqedonisë të përfshihet në raportin vjetor amerikan për funksionimin e drejtësisë në këtë vend.

Duke qenë se në Maqedoni ka drejtësi të padrejtë dhe të përzgjedhur, atëherë procesi gjyqësor i vra*sjes së fëmijës 4-vjeçar duhet të përcillet në gjykatën e Strasbur*gut.

A thua si do të hyjë në Bashkimin Evropian një shtet si Maqedonia, që ka një drejtësi të padrejtë dhe të pareformuar. Një prokurori dhe një drejtësi e këtillë e Maqedonisë është turpi i Evropës. Drejtësia e padrejtë e Maqedonisë së Veriut të përkujton drejtësinë e regjimit diktatorial të Koresë së Veriut. Epilogu i këtij procesi antigjyqësor paraqet këtu në Maqedoni, evropianizimin e regjimit të Pol Potit.

Vra*sja me paramendim dhe e qëllimshme e një fëmije 4-vjeçar është kr*im barbar, akt irracional dhe veprim absurd. Gjyqtarët, prokurorët, vra*sësi apo kri*mineli nuk do t’i shpëtojnë ferrit dantesk, ndërsa drejtësia e kapur e Maqedonisë duhet të përfundojë në gërmadhat e historisë.

Armiri i vogël, i ndërprerë në lule të moshës, do të rritet në zemrat e çdo shqiptari dhe të çdo njeriu human, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare. Një çerdhe e fëmijëve apo një institucion parashkollor, në çdo qytet shqiptar në Maqedoni duhet ta mbajë emrin e këtij vogëlushi, shpirti dhe shikimi i virgjër i të cilit troket në ndërgjegjen e çdo njeriu human.