Sela porosi Zaevit për ndryshimet qeveritare: Nuk ke guxim…

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët gjithnjë i ka potencuar dyshimet në lidhje me të ashtuquajturën “fshesë” e paralajmëruar me shumë pompozitet.

“Nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete ,përveç 3-4 ndërrimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve të Ministrit për Kulturë për Bujqësi dhe si pasojë e mungesës në punë të Hazbi Likës, asgjë konkrete. E vetmja “shpikje” e re e kryeministrit është që ai vet ka vendosur të ushtrojë edhe postin e Ministrit të financave që nuk paraqet asgjë tjetër përveç një ,,truk” për të mashtruar qytetarët në mënyrë që Ai personalisht i merë punët e financave të shtetit dhe se tash do të ketë rezultate,

Kryeministri përfundimisht nuk e tregoi guxim të lirohet nga gangsterët partiak që e kanë okupuar institucionet dhe mendojnë se funksionet qeveritare u takojnë me trashëgimi.

Kryeministri nuk tregoi guxim që të lirohet nga funksionarët që kanë afera nepotizmi. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet nga kuadrot e pa-aftë që i ka nëpër Ministri dhe të cilët nuk i kanë arritur rezultatet e premtuara. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet prej kuadrove të papërgjegjshëm, kuadrove të cilat nënshkruajnë kontrata në katër sy, kuadrot të cilët japin tendere firmave të sapo regjistruara, kuadrove të cilët e shfrytëzojnë pozitën e ministrit për përfitime të firmave private të tij, kuadrove të cilët janë në gjendje të shkelin ligjin për përfitime personale.

Aleanca për Shqiptarët është e vetëdijshme se Kryeministri nuk e posedon atë guxim. Sot me propozimin që bëri edhe njëherë dëshiron të mashtrojë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri tregoi se gjithçka në punët e tij është farsë. Shpresë nga kjo qeveri nuk ka, prandaj nuk mbetet gjë tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme. Aleanca është e gatshme te marrë timonin dhe të tregojmë se si qeveriset në shërbim të popullit e jo në interes të grupeve dhe klaneve partiake”, thuhet në komunikatën e ASH-së.