Zhdukja e futbollistes shqiptare në liqen, shoqja rrëfen dramën

Shpërndaje

Zhdukja e futbollistes me origjinë shqiptare Florijana Ismaili në liqenin e Komos, i ka tronditur të gjithë, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të saj.

24-vjeçarja u zhduk ditën e djeshme, teksa kishte shkuar për t’u larë së bashku me shoqen e saj. Në një rrëfim për mediat zviceriane, shoqja e Florijanës kishte treguar dramën që ndodhi gjatë mesditës së të shtunës.

Ajo së bashku me futbollisten shqiptare kishin marrë me qira një varkë, teksa kishin shkuar afro 700 metra nga bregu i liqenit. Në një moment 24-vjeçarja kishte vendosur të hidhej në liqen, ku thellësia shkonte afro 100 metra, por nuk arriti të dalë në sipërfaqe.

“Mendova se ndoshta donte të më trembte dhe të dilte nga ana tjetër e varkës. Pas disa minutash e thirra ne emër e dëshpëruar”, tregon shoqja e futbollistes. Pas 24 orësh kërkimesh, trupi i Florijana Ismailit rezulton ende i humbur.