Anëtarët i japin ‘dysh’ partisë së Zaevit në Çair, kalojnë në radhët e Aleancës për Shqiptarët

Shpërndaje

Zhgënjimet nga puna e deritanishme e pushtetit nuk kanë të ndalur, sikurse nga tabori shqiptar ashtu edhe nga ai maqedonas, shkruan Zhurnal.

Para zgjedhjeve parlamentare dhe ato lokale, premtimet ishin marramendëse, punësime dhe investime në çdo anë, por sikurse janë mësuar populli sidomos ai shqiptar, çdo herë kanë ngelur të zhgënjyer nga mos realizimi i atyre premtimeve.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë në degën e Çairit në taborin e LSDM-së.

Revoltimi i tyre vjen nga shkaku që LSDM në vend se për kryetar dege në Çair të vendosë shqiptarë, ata emërojnë maqedonas edhe pse pothuajse të gjithë anëtarët/votuesit në Çair janë shqiptarë.

Dhjetëra anëtarë shqiptarë të kësaj partie të zhgënjyer nga anashkalimi që po iu bëhet atyre, tanimë kanë vendosur të kalojnë në radhët e Aleancës për Shqiptarët, parti kjo e cila dita ditës po shtohet dhe forcohet.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët në Shkup janë bërë me zyra të reja. Nga kjo parti shpresojnë se në zyrat e reja do të merren vendimet më të mira për qytetarët, kombin dhe vendin tonë.