Arra*tisje nga Srebrenica: Udhëtimi i tme*rrshëm i tre vëllezërve

Shpërndaje

Hasan Hasanoviç e mban mend mirë se si dhe vëllezërit e tij nisën udhëtimin e tme*rrshëm nga Srebrenica për t’iu arratisur forcave serbe të Bosnjës në korrik 1995, por njëri vëlla u qëllua për vd*ekje dhe tjetri u pla*gos rëndë, duke i mbetur këtij të fundit të përpiqej ta transportonte vëllanë e tij  drejt një vendi të sigurt.

Nga Admir Muslimovic, Birn

Hasan Hasanoviç ishte 21 vjeç në korrik të vitit 1995 kur u bashkua me një kolonë prej rreth 15,000 boshnjakësh që i largoheshin sulmeve të forcave serbe të Bosnjës në enklavën e mbrojtur nga OKB-ja në Srebrenicë.

Ashtu si pjesa tjetër e burrave dhe djemve boshnjakë, ai dhe dy vëllezërit e tij shpresonin të mund të shmangnin kapjen dhe vd*ekjen duke udhëtuar nëpër pyje drejt një territori të sigurt të kontrolluar nga Ushtria Boshnjake pranë qytetit të Tuzlës rreth 100 kilometra larg.

“Më 11 korrik u ndava nga bashkëshortja, djali 16 muajsh dhe vjehrra në një udhëkryq. Dy, tre, pesë gëzhoja po binin çdo sekondë,” kujton Hasanoviç në një intervistë me BIRN.

“Mendova se të shihja tim bir të trembur do të ishte momenti më i vështirë i jetës sime. Por tme*rret do të vinin më vonë. Në atë moment, nuk e dija se ku ishin vëllezërit dhe nëna ime,” tha ai.

Pasi arriti në fshatin Susnjari, disa kilometra nga Srebrenica, Hasanoviçi gjeti vëllezërit e tij Hajron dhe Hasibin. Pas kësaj, ai u nis drejt fshatit Buljim në këmbë me karvanin e burrave dhe një grup më të vogël grash dhe vajzash.

Ndërsa përpiqej t’i shmangej pritave të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Hasanoviçi i humbi nga sytë vëllezërit gjatë rrugës. Ai tha se e pa vëllain e tij më të vogël Hajron për herë të fundit në Susnjari.

“Kur arritëm në Kamenicko Brdo, fqinji im Osmani, i cili ishte rreth 15 vjeç, erdhi tek unë dhe më tha se vëllai im Hajro ishte vr*arë. Pasi kaluam Buljimin, ai ishte në fund të vargut të boshnjakëve që arratiseshin. Forcat serbe qëlluan fundin e vargut me një mitraloz,” tha Hasanoviç.

“U ktheva, nuk i tregova tim Hasibit se çfarë kishte ndodhur. Eca pas për rreth dy apo tre orë para se të gjeja vëllanë tim Hajron. Ai ishte i vd*ekur. I hoqa xhaketën dhe me të i mbulova fytyrën. Mbulova me degë pemësh edhe fqinjët e mi Nazifin dhe Mersedin, të cilët gjithashtu kishin vd*ekur,” shtoi ai.

“Vendi ishte i mbushur me kufoma”

Ditët në vazhdim Hasanoviçi u end nëpër pyll, i humbur, shpesh duke mos e ditur se ku ishte karvani me burra që shkonin drejt Tuzlës, duke u përpjekur të gjente Hasibin.

Pasditen e 12 korrikut ai mbërriti në Kamenicko Brdo, ku pushoi për 18 orë bashkë me një grup të madh boshnjakësh, midis të cilëve gjeti vëllain e tij të mbijetuar. Më pas forcat serbe u ngritën një pritë.

“Në mbrëmje u ula me vëllain tim Hasibin, i mbështetur pas një peme ahu në skaj të një fushe, ku ishte vërtet shumë qetësi,” kujton ai.

“Por krejt papritur vërshuan plumbat. Nuk mendoj se një regjisor filmash horror do të ishte në gjendje të filmonte diçka të tillë. Në atë moment mendoj se në Kamenicko Brdo ishin rreth 15,000 njerëz. Toka u mbulua me trupa të vd*ekur dhe nuk kishte ku të vije këmbën,” vazhdoi ai.

“Disa njerëz ishin ende gjallë, por kishin humbur pjesë trupi, krahë dhe këmbë. Me siguri po kërkonin ndihmë. Disa prej tyre luteshin që t’i vr*isnin që vuajtjet e tyre të merrnin fund.”

Gjatë pritës, Hasanoviçi e humbi Hasibin. Ai eci vetëm, herë pas here duke ndeshur pjesë të kolonës së boshnjakëve që largoheshin dhe duke hasur edhe prita. Ndërsa ecte nëpër pyll, ai tha pa trupat e qindra boshnjakëve, disave prej të cilëve u ishin prerë kokat.

Një incident sidomos i habitshëm gjatë udhëtimit të tij ishte takimi i tij me një djalë i cili ishte veshur me një kostum të ri të kuq.

“Ishte e paimagjinueshme të kishe rroba të reja në Srebrenicë. Menjëherë dyshova se ndoshta e kishin dërguar për të përçarë kolonën e njerëzve. Megjithatë, vura re se ai e njihte terrenin dhe i besova atij,” tha Hasanoviç.

“Kur mbërritëm në Djugum, më tha: Ikim shpejt! Mos e shiko atë gjënë ulur në karrige!” Mbi rrugë ishte një karrige me një njeri të ulur në të. Këmbët i kishte të lidhura. Faqet i kishte të prera dhe të hapura, të kapura me veshët. Mendoj se nuk i kishte sytë, por këtë nuk arrija ta dalloja dot për shkak të gjakut,” vazhdoi ai.

“Ai po thoshte diçka, ishte ende gjallë. Vura re se edhe organet e tij gjenitale ishin të prera. Mendoj se u tme*rrova aq shumë, saqë nuk dëshiroja të jetoja më.”

Kur Hasanoviçi mbërriti në Mount Udrc, në afërsi të qytetit të Cerskës, ai e takoi djalin sërish e veshur me të kuqe. Ai po udhëhiqte 60 vetë, përfshirë edhe vëllain e tij Hasibin.

“Më vonë thashë se ai ishte një mrekulli nga Zoti. Atë e kishte dërguar Zoti, nuk ishte njeri si ne. Ka shumë dëshmitarë për faktin se fëmija ishte atje, por kur pyeta se kush ishte, askush nuk e njeh apo di se çfarë u bë me të.”

“Thuaji mamit që nuk vuajta”

Hasanoviçi vazhdoi para, bashkë me të vëllanë dhe një grup fqinjësh, drejt fshatit Krizevici, ku hasën një fushë të minuar. Një shpërthim e hodhi atë përsëri në pyll, ku ai u zvarrit përtokë duke u përpjekur të gjente të vëllanë.

Ai gjeti një fqinj të pla*gosur nga Srebrenica, Admirin, i cili i tregoi atij se ku ishte Hasibi.

“Në atë moment e vura dorën në diçka që ngjante si një puding i ngrohtë. I gjithë grushti im u zhyt në diçka disi të qullët. Në fakt, e kisha futur dorën në stomakun e vëllait tim. Ai ishte pla*gosur rëndë. Ana e majtë e stomakut të tij ishte shkatërruar plotësisht. Po i dilnin zorrët nga barku,” tha ai.

Dy doktorë që ishin mes boshnjakëve që arratiseshin, e fashuan stomakun e vëllait tim dhe ai jetoi edhe për nëntë orë të tjera.

Hasanoviçi vazhdoi përsëri para, tani duke mbajtur edhe vëllanë e tij të pla*gosur, por pak para se të mbërrinin në fshatin Baljkovice, Hasibi i kërkoi që ta ulte poshtë se nuk duronte dot më.

“Ai më kërkoi ta ulja në prehër dhe ta mbaja në krahë. Teksa rrinte në prehrin tim, ai më pa dhe më tha: ‘Kur të takosh mamin, thuaji që nuk vuajta.’ Tha se i vinte keq që s’do ta shihte tim bir. Mori frymë tre herë dhe vd*iq.”

“Ky ishte momenti më i vështirë i jetës sime. E shoh dhe e ndiej çdo ditë,” tha Hasanoviçi mes lotëve.

Ai vendosi ta çonte trupin e vëllait të tij në Nezuk, i cili ishte nën kontrollin e Ushtrisë Boshnjake, rreth 70 km nga Srebrenica, ku ai kishte nisur udhëtimin e tij. Tha se nuk donte ta linte Hasibin në territorin e kontrolluar nga serbët.

“E solla trupin e tij në stadiumin në Nezuk rreth orës 18:00 të datës 16 korrik. Nuk doja ta mendoja si barrë. Nuk e pata aspak të vështirë,” tha Hasanoviç.

Shtatëdhjetë e dy të afërm të Hasanoviçit u vr*anë gjatë masakrave të Srebrenicës në korrik 1995.

“Për vite me radhë kam qenë më i madhi i familjes tonë. Lavdi Zotit, kam një djalë. Ai është i rritur dhe unë i mësoj të vërtetën. Nuk e mësoj të urrej asnjë. Edhe time bije i mësoj të vërtetën, të mos ketë urrejtje për asnjë,” tha ai.

“U kam mësuar atyre atë që ndodhi dhe atë që mund të ndodhë nëse ata harrojnë.”