ASH e Lëvizja BESA nuk mbështesin Ruskoskën të jetë në krye të Prokurorisë së re

Shpërndaje

Reformat në drejtësi, respektivisht miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, që pritet të zgjidhë edhe statusin e Prokurorisë Speciale, janë vendimtare për marrjen e datës së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe të skenës ndërkombëtare duke komentuar porositë e qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni, që i përcollën në Shkup, komisionari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker.

Pasi që Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion dhe Prokuroria Speciale Publike po shkrihen në një institucion, dhe atë në Prokurori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcionit të lartë, e të cilët së bashku do të përndjekin krimin e “peshqëve të mëdhenjë”.

Prokurorët nga krimi i organizuar dhe nga PSP do të bashkojnë dijen dhe resoret, por ende nuk dihet ku do të vendosen, nëse në ndërtesën e vjetër të Prokurorsë të Villma Ruskoskës në suaza të Gjykatës së Apelit, apo Ruskoska me prokurorët e saj do të vendoset në ndërtesën e re të PSP-së në “Ruzvelltova”.

Ligji i ri për Prokurori Publike që e propozoi Qeveria është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së drejtësisë. Edhe pse janë rregulluar të gjitha aspektet nga PSP-ja e re e reformuar, pasi u publikua u bë shënjestër e përplasjeve politike dhe interpretimeve të ndryshme.

Kryeministri Zoran Zaev së pari e promovoi Ruskoskën për shefe të PSP-së së re, por pasi opozita e sulmoi, Zaev reteroi dhe tha se zgjedhjen do ta bëjë Këshilli i Prokurorëve publik dhe atje do të konkurojnë ata që duan korrupcion dhe nuk sheh poentë tjetër aty, përpos të krijohet kaos. Zhvendosja të jenë në krye të PSP-së së reformuar. Gjithsesi, në një nga rregullat e propozim ligjit të ri shkruan se Villma Ruskovska do të udhëhqeë Prokurorinë e re, shënjestër e së cilës duhet të jenë funksionarët e lartë.

Por qëndrimi i partive politike shqiptare në opozitë është se ata nuk do të mbështesin Ruskoskën që të jetë në krye të prokurorisë së re. Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal ka theksuar se qëndrimi i tyre është i qartë, ata janë për propozimin që prokurorinë e re ta udhëheqë një prokurorë i huaj nga BE i cili do të jepte garancë për prokurori të pavarur.

“Do të dorëzojmë amandamente dhe varësisht a do të pranohen apo jo, do të varen edhe votat e Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket kreut të prokurorisë e mbajmë qëndrimin tanimë të njohur se në krye të prokurorisë së re duhet të jetë prokurorë i huaj nga BE si zgjidhje më të pranueshme që do të jepte garancë për prokurori të pavarur nga politika aktuale i cili do merrej me ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë në të gjitha nivelet pa kursyer askend që ka qenë i involvuar në krim dhe korrupsion, qoftë politikan të pozitës apo opozitës, pavarësisht përkatësisë politike dhe etnike”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i ASH, Flakron Bexheti.

Ai mes tjerash tha se brenda ASH-së është krijuar një komision partiak i udhëhequr nga deputeti Surija Rashidi së bashku me departamentin juridik për përpilimin e amandamenteve dhe të njejtat do të dërgohen në Kuvend.

Nga ana tjetër Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA, për Zhurnal thotë se kjo parti ka vërejtje serioze në përmbajtjen e ligjit dhe paralajmërojnë amandamente për disa çështje kontestuese.

“Ne kemi vërejtje esenciale në përmbajtjen e ligjit dhe aty do japim vlerësimin tonë se si duhet të ndryshohen disa çështje kontestuese. Propozimi i një emri është në kundërshtim me ligjin pasi që dihet mënyra se si zgjidhen prokurorët”, ka deklaruar për Zhurnal, Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Ligji për Prokurorinë Publike duhet të votohet me dy të tretat e votave në Kuvend. Shumica parlamentare mund t’i sigurojë 80 vota vetëm nëse të gjitha partitë politike shqiptare, përfshirë edhe ato në opozitë si dhe tetë deputetët e larguar nga VMRO-ja, e mbështesin propozimin e qeverisë.