Bilall Kasami: Zaev ka humbur mbështetjen tek shqiptarët!

Shpërndaje

”Qeveria e Kryeministrit Zoran Zaev nuk ka më besim tek elektorati, dhe sidomos me komunitetin shqiptar”, tha Lideri i lëvizjes BESA, Bilal Kasami në një intervistë për gazetën ”LIDER”. Ai nuk është penduar që dy vjet më parë vendosi të mos jetë pjesë e ekipit të Zaevit, siç tha ai, prioritet i të cilit është fitimi personal nga punësimet dhe jo puna parimore përcjellë gostivari24.info

KASAMI VËRTETON QË FSHESA ISHTE VETËM NJË INSTRUMENT PËR TË FITUAR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE E CILA U VËRTETUA NË PRAKTIKË.

Kasami kërkon nga kryeministri që të deklarojë nëse ai publikisht është shantazhuar nga Ali Ahmeti dhe nëse ia vlen çmimi që paguan, jo vetëm ai, por edhe i gjithë populli në Maqedoninë e Veriut. Në vend të fshesës, vetëm rokada, një ndryshim dhe një dorëheqje. Profesorët Dragan Tevdovski dhe Patar Atanasov iu kthyen studentëve.

Në pyetjen e ”LIDER” se kush, sipas jush, me të vërtetë duhet të mbante përgjegjësiunë për politikën “e suksesshme” të qeverisë?

”Kam thënë edhe në raste të tjera, pa hyrë në vlerësime personale për ministra individual, është vërtetuar edhe ajo që është folur në opinion se kjo qeveri nuk ka kapacitet për të kryer reforma të vërteta, kurse e ashtuquajtura “fshesë” ishte vetëm një fitim i çastit politik për zgjedhjet presidenciale”, theksoi Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Me fjalë të tjera, në vend të reformës, Zoran Zaev recikloi të njëjtët kuadro të paafta që nuk kanë kapacitet për të kryer reforma.

Ndonëse opinioni ishte i pakënaqur me punën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, megjithatë, ai në vend të ndëshkimit mori shpërblim. Sadulla Duraki emërohet si zëvendëskryeministër nga Zoran Zaev. Sipas jush, cili është presioni që Zoran Zaev ka nga Ali Ahmeti dhe cili është çmimi për këtë?

Jo vetëm për mua ose për Lëvizjen BESA, por jam i bindur se nuk është aspak e qartë për të gjithë opinionin se çfarë përfaqëson Duraku për këtë qeveri apo çfarë të mire mund të sjellë tek qytetarët ose vetë shtetit. Nëse Zaev është i shantazhuar nga ana e Ahmetit, atëherë le ta thotë publikisht atë. Nëse ai lejon që të shantazhohet nga Ahmeti apo BDI, atëherë mund të supozojmë se në cilin drejtim lëviz shteti. Është ditur që çmimi është shumë i lartë për moszgjidhjen e asnjë rasti në PSP, ku do të kishte të përfshirë struktura kriminale të BDI, dhe tani këtë çmim jo vetëm që paguan Zaev, por për fat të keq, pasojat i ndjejmë të gjithë, përfundoj Kasami për ”LIDER”, transmeton G24.

Pjesë e shkëputur nga intervista ”LIDER”