“Protestat kombëtare” vijnë në Shkup me moton” Poshtë Klani i Zajazit, liri çlirimtarëve” (Foto)

Shpërndaje

Pas takimeve të shumta me veprimtarë dhe patriotë në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni, Këshilli Ogranizativ i “Protestave Kombëtare” ka vendosur që protestën e radhës ta caktojë në Shkup.

Protesta do të mbahet më 26 korrik në ora 14, te Sheshi Skenderbeu. Më pas do të marshohet edhe drejt “qeverisë sllavomaqedonase” siç thonë organizatorët.

Moto e kësaj proteste do të jetë: Poshtë Klani i Zajazit, Liri për Çlirimtarët”, shkruan Gazeta Lajm.

Paraprakisht janë mbajtur dy protesta para selisë së BDI-së në Relçicë të Vogël, e cila është blinduar nga forca të mëdha policore dhe protestuesit nuk janë lejuar të arrijnë në destinacionin e dëshiruar.

Protestat kanë filluar pas publikimit të “bombave” nga El Cheka, kurse në ballë të protestave është vëllai i tij, Blerim Ahmedi.