Çfarë politike është kjo që ha njerëz dhe nxin fate, po e shuan ardhmërinë tonë!

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Se çfarë fati i mbrapshtë i ka përcjellur, çfarë uji të turbullt kanë pirë shqiptarët në Maqedoni gjatë tri dekadave të fundit, këtë e dëshmon gjendja e sotme e këtij populli të pamb*rojtur dhe të pafat. Për këtë gjendje nuk janë fajtorë vetëm shqiptarët vendës, por edhe faktori ndërkombëtar, edhe politika e fjetur e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, edhe një pjesë e Mërgatës shqiptare e manipuluar, në shtetet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA.

Mbështetja politike në stilin mesjetar dhe primitiv, për shokun tim, mikun tim, dhëndrrin tim, nipin apo mbesën time, politikanin nga qyteti apo vendlindja ime, në të shumtën e rasteve pa asnjë meritë, nuk është mbështetje për kauzën kombëtare, por manipulim, prirje për pushtet dhe biznese private në emër të kauzës kombëtare, bashkëfajësi në krijimin e këtij kaosi politik.

Dhënia symbyllur e përkrahjes politike dhe financiare e këtyre faktorëve të jashtëm, shqiptarët në Maqedoni i kanë mbërthyer në kafazin e nepotizmit, korrupsionit dhe kr*imit të organizuar nga grupimet politike pa substancë kombëtare, apo të njohura ndërkombëtarisht si elemente destruktive, ma*fioze, kri*minogjene, të cilat edhe pa pushtet i kanë sjellë dëme dhe fatkeqësi këtij populli, jo më me ardhen e tyre në pushtet.

Trashja e qafës së këtyre hienave gja*kpirëse dhe e këtyre klaneve kr*iminale, përveç fatkeqësisë që i kanë sjellë popullit shqiptar në Maqedoni, tani po u kthehet dyfish edhe atyre që i pollën, i sollën dhe mbajtën në pushtet këta mercenarë, në bashkëpunim me shërbimet sekrete të armiqve historikë të popullit shqiptar.

Kanë qenë njerëz këta që u vr*anë nga vetë shqiptarët për motive politike deri më sot, kanë qenë bijtë tanë dhe tuaj, o njerëz, nuk kanë qenë kunguj!

Kanë qenë njerëz ata që janë vr*arë, mas*akruar, pla*gosur e tor*turuar në dhjetëra ekspedita policore e ushtarake të pushteteve armiqësore, shoviniste dhe jodemokratike, kundër shqiptarëve në Maqedoni, kanë qenë bijtë tanë dhe tuaj, pleqtë, fëmijtë, motrat dhe nënat tuaja, o njerëz, nuk kanë qenë dele!

Janë njerëz këta që vua*jnë dë*nime drakonike nëpër bu*rgjet e Maqedonisë, përmes proceseve të montuara politike, janë bijtë e këtij populli, o njerëz, nuk janë kukulla për teatrin politik të secilit pushtet që ta shfryej dufin shov*inist mbi shqiptarët!

Janë njerëz këta që e braktisin vendin e tyre nga këto miz*eri të politikës, janë rinia jonë, pjesa më vitale e këtij populli, janë ardhmëria që po shuhet në këto troje, o njerëz, nuk janë statistikë!

Dhe, nuk janë një apo dy politikanë, nuk janë vetëm disa udhëheqës apo pushtetarë në skenën politike aktuale, nuk janë një apo dy parti politike, të cilat deri më sot e kanë vulosur këtë fat të zi të popullit shqiptar në Maqedoni, por është tërë politika destruktive, jovizionare, qorre, e Tiranës zyrtare, e Prishtinës dhe Shkupit, të cilat së bashku mbajnë përgjegjësi historike për këto dështime.

(20.VII.2019)