Edhe Çun Lajçi ia thotë nja dy “llafe” Ramush Haradinajt

Shpërndaje

Mos vajtoni si për Enver H!
Ramush T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba! Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!
Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem! ( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!) Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe! Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte! Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend! Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet! Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes! Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë! Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa! Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri! Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!