Edhe djali i Katica Janevës ka humbur telefonin, edhe ate në Beograd?!

Shpërndaje

Prokurorja Vilma Ruskoska pasdite ka theksuar se Katica Janeva është prokurorja speciale e përfshirë në rastin ‘Haraçi’. Deri më tani nga prokuroria kanë thënë se është marrë telefoni i një prokurori publik por nuk është përmendur emri i Katica Janevës.

Ajo gjithashtu ka thënë se edhe djali i Katicës ka thënë se e ka humbur telefonin në Beograd.

Në këtë intervistë Ruskovska ka thënë se në propozim ligjin e ri qëndron se materialet e xhiruara të cilat nuk do jenë pjesë e procedurave gjyqësore duhet të shkatërohen deri në vitin 2020, edhe pse ajo personalisht ka qenë kundër kësaj.