Është gjetur telefoni i dytë i Katica Janevës

Shpërndaje

Prokuroria mbrëmë ka arritur që të lokalizojë edhe celularin e dytë të Prokurores Speciale, Katica jAneva, për të cilën thuheshe se e kishte humbur. Celulari është gjetur tek një person tjetër i cili kishte deklaruar se e kishte marrë dhuratë.

“Prokuroria me kërkesë deri tek operatorët e telekomunikimeve për ndjekje nëpërmjet IMEI – identitetit ndërkombëtar për celularë, ka arritur që të lokalizojë celularin tek një person tjetër. Me çka me urdhër të gjykatësit me procedurë paraprake telefoni është konfiskuar. Megjithatë personi ka deklaruar se celularin e ka marrë në formë dhurate”, kanë thënë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Celulari do të dorëzohet për ekspertizë, në ndërkohe Prokuroria po heton se nëse celulari i dytë ka qenë celular zyrtarë të cilin e ka fituar nga PSP-ja./Alsat