Gjendet i vr.arë në veturë zyrtari i komunës së Tetovës

Shpërndaje

Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vr*arë personi me inicialet F.T i datëlindjes 1962.

Personi është gjetur i pajetë në veturën e tij nga i biri i cili menjëherë më pas ka lajmëruar policinë.

Personi i vr*arë ka qenë ish-shoferi i Hazbi Likës dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.

Në xhamin e makinës së tij është gjetur edhe një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vr*asje apo vetëvr*asje,

Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.

Detaje nga policia:

Nga SPB Tetovë japin informacione të reja për 57-vjeçarin i cili u gjend i vdekur sot në veturën e tij në Tetovë.

57-vjeçari nga Tetova F.T. është gjetur i vdekur në veturën e tij ku ka pasur plagë nga arma e zjarrit, që është gjetur nga djali i tij në kryqëzimin e rrugës “Kiro Ristovski” dhe “Andrea Sojanoviq”, në Tetovë.

“Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes nga pjesëtarët e SPB Tetovë me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvr*asje të personit F.T. (57). Vetëvr*asja është konfirmuar edhe nga prokurori publikë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ngjarja është paraqitur në polici në orën 11:00. I ndjeri ka qenë i punësuar në komunën e Tetovës.