Gjykata e Kërçovës, gjykimi për “El Chekën” vazhdon me 26 gusht

Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore të Kërçovës ka filluar procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmetit, i njohur në opinion si El Cheka. Seanca e parë u shty për shkak të mungesës së El Chekës në gjykatë. Nga Gjykata kanë njoftuar se gjykimi është shtyrë për në 26 gusht. El Cheka jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të procedurave, gjykatësja ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri në polici që ta njoftojnë nëse i akuzuari është i kapshëm. Nëse në seancën gjyqësore të 26 gushtit konfirmon zyrtarisht se El Cheka nuk është në Maqedoninë e Veriut, do të përmbushen kushtet që Prokuroria të vazhdojë ta gjykojë atë në mungesë. Kërçovari me nofkën El Chela akuzohet për përgjim dhe incizim të paligjshëm si dhe publikimin e tyre në rrjetet sociale. Në bisedat e përgjuara që i publikon El Cheka protagonistë janë kryesisht zyrtarët e BDI-së. Për këtë vepër parashikohet dënim me burg nga 1 deri në 5 vjet. “Bombat” të cilat i publikon në faceebok, El Cheka pohon se i ka marrë nga tre të akuzuarit për ngjarjet e Kumanovës dhe përmes tyre kërkon hetim ndërkombëtar për Lagjen e Trimave./alsat/