Kërkohej për ter*rorizëm, arr*estohet në Shqipëri 34-vjeçari rus (Video)

Shpërndaje

Drejtoria e Antiter*rorit njofton se përmes një bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, ka vënë në pranga një të kërkuar për ter*rorizëm.

“Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 – vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë ter*roriste”.

Drejtoria e Antite*rrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin:

– R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.

Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë ter*roriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.