Këta janë disa nga drejtorët e shkarkuar nga Zaev

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot me një konferencë për shtyp ka njoftuar ndryshimet e dhjetëra drejtorëve të institucioneve shtetërore, në nivele drejtuese të propozuar nga partitë politike në qeveri dhe të emëruara nga pushteti ekzekutiv. Ai para se të lexojë këto ndryshime ka thënë se në emër të tij dhe në emër të qeverisë ju falemnderohet për funksionimin e deritanishëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Disa nga zyrtarët e ndryshuar janë këta:

Burgu i Shkupit – drejtori i shkarkuar tanimë Gjoko Kotevski
Anëtari i bordit të drejtorëve i Sh.Ah për ndërtimin dhe menaxhimin me hapsirat ndërtimore dhe afariste – drejtori Xhevat Iseini.

Zaev ka potencuar se emrat e rinj të drejtorëve do të dihen së shpejti pasi emërimi i tij ndonjëherë varet nga kryeministri, nga ministrat por edhe nga bordet drejtuese.