Krasniqi del nga tribunali: Erdha të përmbush një detyrim

Shpërndaje

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Gjykatën Speciale. Pasi doli nga tribunali në Hagë, Krasniqi u shpreh shkurtimisht: “Erdha të përmbush një detyrim.”

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk dha asnjë detaj se për çfarë është pyetur nga Prokuroria Speciale.

Më herët është marrë në pyetje edhe Ramush Haradinaj, kryeministër ende në detyrë i Kosovës.

Prokuroria Speciale, ku po merren në pyetje zyrtarët kosovarë, është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, gjatë periudhës 1998-2000. Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por statutet e saj u lejojnë prokurorëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që t’i zhvendosin procedurat jashtë vendit.

Top Channel