Kryeministri Rama vizitë blic në Turqi, takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin Erdogan

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një takim me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Rama ka qenë i ftuar në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris dhe foton nga dreka e ka publikuar vetë në Instagram me një shënim.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris🤝”, shkruan Rama teksa shfaqet në tryezë me kurriz me Erdogan dhe një person të tretë në një zonë të mbushur me pemë e gjelbërim.