Ligji i ri për PTHP-në, Neziri: Partitë t’i lënë inatet, të miratojnë ligjin

Shpërndaje

Ligji për Prokurori Publikë është shumë i rëndësishëm jo vetëm për luftimin e krimit dhe korupsionit, por edhe për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në BE, vlerëson analisti Xhelal Neziri. Duke u bazuar në këtë, sipas Nezirit, partitë politike do të duhet të lënë anash inatet politike dhe të arrijnë marrëveshje deri në filllim të shtatorit.

“Është një qëllim strategjik rreth të cilit bashkohen të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut, prandaj do të ishte mjaftë destructive nëse ndonjëra nga partite politike do të refuzonte të merr pjesë në procesin e sjelljes së Ligjit për Prokurori Publike, por edhe reformave tjera që kanë të bëjnë me sistemin juridik”, tha Xhelal Neziri, opinionist.

SHBA-të dhe BE, sipas analistit Neziri janë dy faktorët kryesor që do të nxisin arritjen e një marrëveshje rreth kësaj çështje. Këtë sipas tij e konfirmojnë edhe vizitat e fundit që po bëhen nga diplomat të huaj në vend.

“Vizitat që ishin nga ana e përfaqsuesve ndërkombëltar, takimet që kanë pasur me këto do të rezultojnë që si partite në pushtet poashtu edhe ato në opozitë, të qasen më konstruktivisht rreth këtij problemi, me atë që do të mundësojnë që të gjitha hetimet tjera që kanë të bëjë me korupsionin e lartë të vazhdojnë edhe më[ tutje. Kështu vendi të ketë rezultate të mjaftueshme që vendi në tetor të këtij viti të mund të filloj negociatat për integrim në BE”, tha Neziri.

Ditë më parë, në kuadër të seancës pyetje deputetësh kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi që në rast të mos arritjes së konsenzusit për miratimin e ligjit per prokurorine e re publike, pushteti do të detyrohet të gjejë mënyra të tjera për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje. Sipas kryeministrit kjo pjesë do të jetë e lodhshme dhe e pa dëshiruar sepse mund të prodhojë takime liderësh, nevojë për kycjen e ndërmjetësuesve dhe ekspertëve nga jasht, me qëllim të vazhdimit të funksionimit të shtetit juridik.

Ligji për prokurorinë e re Themelore Publike duhet të miratohet në Kuvend me dy të tretat e votave më së voni deri më 15 shtator, kur skadon dhe mandati I kryeprokurores special, por jo edhe mandati i institucionit Prokurori Speciale i cili zgjatë edhe një vit më vonë.