Shperthimi i frikshëm i vullkanit, turistët vrapojnë të alarmuar (Video)

Shpërndaje

Frikë në Giava, në Indonezi, nga shpërthimi i vullkanit Tangkuban, pranë qytetit Bandung, i cili provokoi një kolonë të madhe hiri e lartë 200 metra dhe e dukshme kilometra larg.

Në videot e publikuara online duken turistët që vrapojnë për tu larguar ndërkohë që hiri ka mbuluar makina, rrugë dhe shtëpi.

Autoritetet kanë ngritur alarmin për fluturimin e avionëve duke i kërkuar që të evitojnë zonën.

Shpërthimi ndodhi të pasditen e së premtes 26 korrik.

VIDEO