Morena Taraku paralajmëron këngën e re: Më lejoni të ndryshoj lojën këtë herë

Shpërndaje

Morena Taraku vazhdon të jetë njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare. Këngëtarja, e cila ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja, e ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë. Në rrjetet sociale, aty ku ndiqet nga mijëra fansa ka njoftuar se së shpejti vjen me këngë të re. Së fundmi, me anë të një fotografie provokuese nga shtrati, Morena pyet fansat nëse janë gati për këngën e re të saj. “Une i kam t’i dëshiron t’i kesh, a jeni gati për këngën time të re? Më lejoni të ndryshoj lojën këtë herë”, ka shkruar mes të tjerash 26 -vjeçarja.

FOTO

Zeshkania po ashtu tash e një kohë është zhvendosur në Turqi dhe ky projekt i saj besohet të jetë i realizuar atje.

Sa u përket projekteve muzikore, e fundit këngë që ka lansuar është “Dashni” në duet me këngëtarin Sabri Fejzullahu. /Telegrafi/