Si i kërkoi Afrim Muqiqi, Lulzim Berishës të bëhet ndërmjetësues në borxhin e dyshimtë si fajde?

Shpërndaje

Avokati i Lulzim Berishës, Nasuf Hasani në një intervistë për InDoks, ka treguar se si këngëtari Afrim Muqiqi i ka kërkuar klientit të tij, të ndërmjetësoj në një borxh për fajde.

Kliko VIDEO

Hasani ka thënë se klienti i tij, Lulzim Berisha ka ndërhy me kërkesën e Afrim Muqiqit dhe se ai nuk e ka ditur a ka qenë fajde apo jo.

“Lulzimi me ka treguar ngjarjen në tërësi se si është njoftuar me Afrim Muqiqin, faktikisht Lulzim Berisha vetëm sa ka ndërhy me kërkesën e Afrim Muqiqit që të ndërmjetësojë në atë broxh. Sipas Lulzim Berishës, ai nuk e dinë a ka qenë fajde apo nuk ka qenë. Sa i përket aktakuzës për të mbrojturit timë, është e pa bazë dhe si e tillë mendoj që gjykata ka me hedh poshtë në mungesë të provae. Lulzim Berisha është marrë një kohë të gatë në krye të tifozerisë kombëtare të Kosovës dhe Dardanëve. P.sh, duke e ditë që ka ndikim në shoqëri është thirrur nga Afrim Muqiqi të ndërmjetësoj në atë borxh, që e ka pas ndaj disave, Afrim Muqiqi”, ka thënë avokati i Lulzim Berishës, Nasuf Hasani.

Ndryshe, Afrim Muçiqi së bashku me kryetarin e grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha si dhe Dalip Brahimi, Ismet Salihu, Bujar Gërbeshi, Rrahim Brahimi dhe Alban Geci, po akuzohen për fajde, krim të organizuar, e vepra tjera penale./ Insajderi.com