Pas tre shqetësimeve shëndetësore Angela Merkel tani qëndron ulur (Video)

Shpërndaje

Angela Merkel së bashku me kryeministren e Danimarkës, Mete Frederiksen kanë qëndruar ulur gjatë intonimit të dyja shteteve.

Kjo vjen një ditë pasi kancelarja gjermane pësoi dridhjen e tretë derisa qëndronte me kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Por Merkel shqetësime shëndetësore ka pasur edhe më herët.

VIDEO

Ajo nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë. Merkelit iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky para disa ditësh, shkruan Die Welt përcjellë Klan Kosova.

Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.