Parlamenti Evropian voton Lagarde në krye të BQE

Shpërndaje

Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post.

Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg.

Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë. Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetë vjeçar në krye të bankës qendrore evropiane, duke pasuar italianin Mario Dragi, në një samit të radhës që do të mbahet në mes të tetorit.

Top Channel