Rama: “Secili për vete e ZOTI për të gjithë”

Shpërndaje

Ditën e sotme është prezantuar projekti për ‘Mbrojtjen civile’. I pranishëm në prezantim, tek ministria e Mbrojtjes ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Mes të tjerash kreu i qeverisë u shpreh se tashmë ka një bazë të re ligjore për parandalimin e fatkeqësive.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, krijohet mbi një model të mirëstrukturuar do të jetë në varësi të ministrit të Mbrojtjes dhe nga ana tjetër do të përgjigjet për zvogëlimin e riskut. Ajo do të ketë një autoritet më të madh se EC, teknike dhe financiare krahasuar me ato aktuale”, tha Rama.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Për më tepër ministria e Mbrojtjes ka qenë e kujdesshme dhe me një qasje strategjike për të adresuar jo vetëm përgjigjen por për të adresuar hap pas hapi parandalimin. Nuk diskutohet që bashkë me transferimin dhe konfirmimin e vullnetit për ta çuar në një nivel tjetër, domosdoshmëri për të hartuar një bazë të re ligjore ka qenë aty.

Sot mund të themi se kemi një bazë të re ligjore, me një strategji kombëtare për riskun e fatkeqësive. Këtu sfida mbetet e përditshmja jo momenti kur emergjenca shfaqet. E përditshmja si një përpjekje e vazhdueshme për parandalimin. Kemi një trashëgimi shumë të rëndë që nuk mund të adresohet menjëherë. Gjitha çfarë është bërë me territorin në trazicion ku u EC cdo ditë me parimin’secili për vete dhe zoti për të gjithë’ e ka dobësuar shumë kapacitetin mbrojtës.

Me këtë ligj ka arsye të jemi optimistë se kemi një shpërndarje të qartë të përgjegjësive kemi një zinxhir të roleve dhe kemi edhe një bazë për përditshmërinë.

Planet për EC tani do të jenë të detyrueshme, edhe për subjektet shtetërore edhe me private. Kjo do të lidhet me sanksione të veçanta për çdo subjekt. Nuk mund dot që në përditshmëri ti hapim gropën vetes dhe pastaj kur vjen furtuna ti kërkojmë shtetin të na nxjerrë nga gropa.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, krijohet mbi një model të mirëstrukturuar do të jetë në varësi të ministrit dhe nga ana tjetër do të përgjigjet për zvogëlimin e riskut. Ajo do të ketë një autoritet më të madh se EC, teknike dhe financiare krahasuar me ato aktuale.