Sela: Këto janë kërkesat tona për një prokurori që do të luftojë kr*imin

Shpërndaje

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, ka disa vërejtje mbi propozimin qeveritar, përveç Ruskoskës, Sela thotë se do të përpiqen të intervenojnë me amendamente në disa fusha kryesore:

1.Materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova dhe në prokurorinë e re që e pason PSP-në;

2.Në Këshillin e prokurorëve publikë të mos lejohet të ketë anëtarë partiakë, ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie, si dhe prokurori publik të jetë nga jashtë;

“Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen dhe të mos shfrytëzohen si prova materiale të gjitha bisedat e përgjuara të cilat ishin subjekt i krizës politike. Ne si parti e interesuar për reforma të mirëfillta, jemi në pozitë shumë të vështirë. Duke mos e përkrahur ligjin, të amnistuar do të mbeten të korruptuarit dhe ata të cilët kanë abuzuar me detyrën zyrtare, ndërsa duke votuar për një propozim të këtillë ne do t’i amnistojmë të gjithë sepse ligji vlen nga tash e tutje”, deklaroi Sela.