Sela në takim me Reeker: I vendosur, prokurori i përgjithshëm të jetë nga vendet e BE-së

Shpërndaje

Takimi Sela-Reeker është zhvilluar në kuadër të vizitës që ndihmës-Sekretari Amerikan Reeker po e realizon në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimë është biseduar për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë reformat në gjyqsorë dhe prokuroria publike.
Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar ndihmës Sekretarin Phillip Reeker për zhvillimet politike në vendë e sidomos për propozimin e Aleancës për Shqiptarët që prokurori i përgjithshëm të jetë nga vendet e BE-së me arsyetimin se është rrënuar kredibiliteti dhe besueshmëria e sistemit aktual gjyqsorë,propozimi jonë është një zgjidhje e mundshme për të kthyer besimin e qytetarëve tek institucionet.

Ndihmës Sekretari P.Reeker ka ripërsëritur mbështetjen amerikane për R.M.Veriore dhe gatishmërinë për të ndihmuar vendin në rrugën euro-atlantike,por gjithashtu edhe angazhimin maksimal për rritjen e kapaciteteve demokratike që në R.M.Veriore të funksionoj shteti i së drejtës.