Erdogan: Nëse ShBA del me sanksione të reja atëherë mund të anulojmë blerjen e 100 avionëve Boeing

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka ripërsëritur dje se nëse ShBA refuzon shitjen e avionëve luftarakë F-35, atëherë Turqia do t’u kthehet opsioneve tjera, njofton Gazeta e Re.
“Ju nuk e shitni F-35-tën… Mirë atëherë, na falni por ne marrin masat tona dhe u kthehemi opsioneve tjera”, tha presidenti Erdoğan.

Komentet e presidentit Erdogan erdhën gjatë një takimi zyrtar me Presidentin e Malajzisë, Mahathir Mohamad.

Madje Ergoan shoti se nëse bëhet fjalë për sanksione nga ShBA-të, atëherë Turqia do të anuloj blerjen e 100 avionëve Boeing 737 Max të cilët ishin të porositura nga Turkish Airlines.

Ndryshe, raportohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë u tha senatorëve republikanë se ai nuk është në favor të zbatimit të ndëshkimeve ndaj Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Trump në mënyrë të përsëritur ka shprehur ngurrim për të penalizuar Turqinë për blerjen e sistemit S-400, duke bërë të njëjtën javën e fundit kur njoftoi përjashtimin e Ankarasë nga programi i avionëve luftarakë F-35. Përjashtimi i Turqisë parashikohet të kompletohet deri në fund të muajit mars të vitit 2020.