Shkencëtarja amerikane u përdh*unua para se të vr*itej, greku e pranon kri*min

Shpërndaje

Zhdukja dhe më pas vr*asja e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton në Kretë zuri titujt e mediave greke dhe jo vetëm. Misteri që mbuloi zhdukjen e 59 vjecares pasoi me lajmin për gjetjen e trupit të saj të pajejetë. Policia greke ka arr*estuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis, e cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vra*sjes bar*bare.

Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja.

Më pas e ka çuar në një bunker nazist, ku e ka përdh*unuar. Biologia 59-vjeçare ka luf*tuar me të, pasi i ka ngulur thonjtë, gjë që çoi në identikimin e 27-vjeçarit, nëpërmjet ADN-së. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Paraskakis e ka vr*arë biologen amerikane, pas përdh*unimit.

Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera. 27-vjeçari u zbulua, pasi më parë kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vr*arë biologia amerikane, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit. Kjo e fundit ndodhej në Greqi për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.