Studenti shqiptar, zbulim të sofistikuar për skanerin për Rezonancë Foto Magnetike

Shpërndaje

Faleminderimi i dy studentëve projekti i quajtur MRI (Rezonancë Foto Magnetike) po merr jetë kështu duke u softistikuar , reparti i spitalit Hvidvore do të mund të skanojnë trurin dhe mëlçinë me një rezolucion shumë më të lartë në të ardhmen.
Gjatë muajve të kaluar, dy studentë të Universitetit DTU, kanë punuar muaj me radhë në dy projekte të ndara që ka kontribuar në sofistikimin e skanerit për Rezonancë Foto Magnetike.
Ky projekt vjen së fundmi në bashkëpunim me institutin danez për kërkime në fushën e Rezonancës Foto Magnetike, me këtë spitali ku edhe gjendet qendra e kërkimit në Hvidovre do të posedojë skanerin më të sofistikuar në botë.

Alajdin Rustemi dhe Marios Masouridis kanë punuar në zbulimin dhe sofistikim e densitetit magnetik dhe frekuencave më të larta për të mundësuar një Rezonancë Foto Magnetike shumë më të qartë me rezolucion shumë më të mirë që ka qenë deri tani. Thjesht ata kanë zhvilluar sensorë që të pranojë valët njëjtë sikur radio që ndërron kanalin në atë të dëshiruar.
Sensori zbulon informacionin me rreze prej 300MHz dhe gjeneron fotografinë.
Studenti shqiptar Alajdin Rustemi gjithashtu ka zbuluar një spirale për skanim të mëlçisë. Është një formë kornize që vendoset paraprakisht përpara se të skanohet trupi. Pasi që dihet se mëlçia lidhet me një pjesë të madhe të sëmundjeve dhe skanimi i saj bën që zbulimi për sëmundje të caktuara të jetë edhe më i lehtë.Spiralja e re që e ka zbuluar studenti shqiptar Rustemi mundëson që mëlçia të shihet dhe njëkohësisht të skanohet në të dyja anët mirpo të fotografohet pjesa e dëshiruar.
“Metoda ime mundëson që fotografia e realizuar është disa herë më e përmirësuar, më saktësisht rreth tre herë më e mirë” është shprehu Alajdin Rustemi i cili ka bërë këtë kërkim në semestrin e dytë të studimeve master, përkthen Alsat
Lidhja për tek lajmi i plotë:

Studenti shqiptarë po bën revolucion në fushën e Skanderit Foto Magnetik