Tabelat orientuese në Bllacë, nuk e “durojnë” shqipen (Foto)

Shpërndaje

Ligji për Gjuhët me të cilin parashikohet avancimi i përdorimit të shqipes në Maqedoninë e Veriut, vazhdon të mos përfillet nga shumë institucione në vend, raporton gazeta Lajm. Raste të shumta të shkeljes së ligjit raportojnë lexuesit e gazetës Lajm në adresën e redaksisë. Nga disa foto dërguar nga një lexues i ynë, shihet se tabelat në vendkalimin kufitar “Bllacë” janë të shkruara vetëm në maqedonisht dhe anglisht. Tabelat që duhet të shërbejnë për orentimin e qytetarëve, nuk përmbajnë gjuhën amtare të shumicës dërmuese të kalimtarëve në kufirin me Kosovën. Ndërkohë, ligji që u promovua me shumë pompozitet vazhdon të mosrepektohet dhe për këtë askush të mos përgjigjet.