Haradinaj: Duhet të shkojë pas votuesve të mi, e jo të merrem me punë të shtetit

Shpërndaje

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është ankuar se nuk po vjen në zyre për t’u flladitur, por për të mos lënë keq punët e shtetit deri në ardhjen e një kryeministri të ri.

Haradinaj tha se si kryetar i Qeverisë nuk ka interes të vijë në zyre të Qeverisë pse është ma fllad, por se është përgjegjësi.

Ai ka thënë se po i nevojitet më shumë kohë me shkojë mbas votuesve të tij, strukturave të AAK’së lidhur me organizmin e tyre për zgjedhjet e reja.

“Nuk kam interes pas dorëheqjes me ardhën në zyre se është më fllad, por vi se mbaj përgjegjësi deri sa dikush të merrë këtë punë mos me lanë vakum qeverisës, unë jam kryetar i partisë, me nevojitet koha, me shku me ngajtë mas votuesve, mas degëve, mas strukturës, e mu më duhet me i kry punët e shtetit”, tha Haradinaj gjatë një konference për shtyp pas takimit me mërgimtarët, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkohë Haradinaj ka bërë të ditur se pas shumë kohësh, ai ka ftuar në takim liderët e koalicionit gjatë ditës së nesërme dhe ku do të flas me ta në lidhje me situatën e krijuar në vend.

Kujtojmë se Haradinaj është kritikuar mjaftë shumë nga njohësit e çështjeve ligjore dhe analistëve shumtë në Kosovë për thirrjen e mbledhjeve dhe ushtrimin e funksionit të tij, ani pse ky i fundit dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.