Abdixhiku: Përfunduam takimet me LVV-në, mbesim në opozitë – me Vjosa Osmanin takohemi ditëve në vazhdim

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi i u.d presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, Abdixhiku para mediave tha se me Osmanin dhe Kurtin kanë biseduar për formimin e institucioneve, transmeton Telegrafi.

“Ne sot përfunduam takimin e parë me përfaqësuesin dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, diskutuam për formimin e institucioneve. Kemi përfunduar takimet me LVV-në sepse pozicionet tona janë të qarta, LVV është në pozitë, ne në opozitë, do të jemi opozitë aktive dhe alternative e re. Këtu përfundojmë takimin, jemi dakorduar që pas formimit të qeverisë, të takohemi me pretendenten për presidente dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi LDK-së, LVV-së”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, tha se presin ftese nga Vjosa Osmani që të takohen javën e ardhshme.

Ndryshe, të hënën në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Për votimin e Qeverisë duhen 61 vota.