Taksa 100%: “Falimenton” Serbia e Bosnje Hercegovina

Shpërndaje

Taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës po thellon krizën ekonomike të dy shteteve fqinje.Të dhënat e fundit nga Dogana e Kosovës e pasqyrojnë këtë gjendje më së miri. Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka treguar për Indeksonline statistikat e fundit në raport me Serbinë e Bosnjës. Nga 211 milionë euro që kishte Serbia import të mallrave në vitin 2018, vlera ka rënë në vetëm 3.3 milionë euro, në gjashtë muaj e parë të vitit 2019.

Kjo do të thotë që Serbia ka humbur plot 208 milionë euro, apo thënë në përqindje, 98.4% më pak se sa vitin 2018.Në situatë të ngjashme ndodhet edhe Bosnja e Hercegovina.Drejtori Berisha ka treguar humbjet e mëdha që ka patur ky shtet për dallim nga përfitimet që kishte nga importi. Për gjashtë muaj të 2019, Bosnja ka qenë import i mallërave në vlerë prej 1.6 milionë euro, ndërsa në 2018 për gjashtë muaj ka përfituar 36 milionë euro.

Në krahasim me vitin e kaluar, Bosnja ka rënje të importit në raport me Kosovën 95 më pak, apo humbje prej 34.4 milionë euro.Për Indeksonline, drejtori i Doganës ka sqaruar edhe një herë lëvizjen e mjeteve transportuese me tabela të Serbisë.
“Çdo ditë ka mjete transportuese me tabela të Serbisë ngase ata bëjnë transport të mallërave nga vendet e ndryshme” ka thënë Bahri Berisha.