U përmend në “bomba”, Hysni Shaqiri ka një porosi për Ali Ahmetin (Video)

Shpërndaje

Në njërën nga bisedat e përgjuara që është publikuar nga El Cheka, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt Musa Xhaferi, dëgjohen duke e përmendur në mënyrë tallëse edhe emrin e ish deputetit Hysni Shaqiri, i cili në vitin 2001 i’u bashkua UÇK-së. Në një prononcim për gazetën Lajm, Shaqiri ka thënë se “bombat” shfaqin nivelin shumë të ulët të njerëzve pa vlera morale, në krye të BDI-së. “Në rastin tim, ata thonë që Hysniu duhet të ruaj pula. Por, burrat shqiptarë nuk merren me këtë çështje. Vetëm Aliu e shfrytëzon kohën e lirë duke u marrë me dhentë e tij dhe është mirë ta formojë edhe një kope të pulave dhe të ruaj pula. Një gjë i kisha sygjeruar, që ai të mos preokupohet me individ por ta ketë parasysh se çfarë ka bërë me këtë popull në 20 vitet e kaluara”, tha mes tjerash Hysni Shaqiri. Deklaratën e tij të plotë, në videon më poshtë.