​Isa Mustafa rizgjedhet kryetar i LDK-së

Shpërndaje

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë.
Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.Mustafa para procesit zgjedhor të këtij kuvendi, ka thënë se është koha që ky subjekt politik të marrë në duar fatin e Kosovës.I pari i LDK-së, tha se kanë përfunduar procesin zgjedhor nga i cili kanë dal më mirë të organizuar sesa më parë, pasi kanë dalur me program, ide, vizion e qëllim.Ai shtoi se ka ardhur koha ta ndalin qeverisjen e keqe dhe skandalet që zgjatën 2 vjet, derisa ka shtuar se mbesin gardian të shtetit të Kosovës.
Mustafa pati edhe një porosi për rivalet politik, por foli edhe për procesin zgjedhor në këtë parti.
Pas përfundimit të fjalimit të Mustafës, vazhduan procedurat e Kuvendit Zgjedhor. Ndërsa, mediat u larguan nga salla ku po mbahet ky kuvend.
Sipas informatave Fatmir Sejdiu dhe Agim Veliu kanë kërkuar që të ndërrohet rregullorja e punës së Kuvendit, ku iu pamundësohet kandidatëve për kryetar t’i hynë garës pa pasur gjysmën e votave të delegatëve.Ndërsa, bëhet e ditur që Isa Mustafa ka marrë mbi 340 vota për kandidaturë, kurse, Fatmir Sejdiu ka marrë 78 vota, gjë që sipas statutit të partisë nuk ka arrit me marrë votat e mjaftueshme për të qenë kandidatë për kryetarë.Kuvendin e LDK-së e përbënin 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve, si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie./KosovaPress/