A do t’ia lë Albin Kurtit postin e kryeministrit?! Kjo është deklarata e Vjosa Osmanit

Shpërndaje

Vjosa Osmani, e kandiduar nga LDK’ja për kryeministre, në emisionin Pressing të T7’ës ka treguar se në cilën fazë janë bisedimet për koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.Osmani mohon se deri tash kanë biseduar konkretisht me Albin Kurtin rreth postit të kryeministrit, megjithatë thotë se bisedimet do të intensifikohen tri ditëve në vijim.“Ata edhe pse kanë shprehur deklartivikisht vullnetin, duhet të shkojnë me hapa konkretë. Ka vullnet për bashkëpunim dhe ky është hap tejet pozitiv, por kemi nevojë që në tri ditët e ardhshme të kemi bisedime intensive”, ka thënë Osmani.