Vjosa Osmani tregon se kur do të vendoset të shkohet në koalicion me VV-në

Shpërndaje

Kandidatja për kryeministër, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se nesër do të merret vesh se cfarë do të ndodh në mes të Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin Pressing në T7, Osmani ka thënë se nesër do mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së.

“Ajo cka jemi të sigurt ne do të qeverisim bashkë, nesër do të tregohet a do të shkohet në koalicion parazgjedhor me VV”, ka thënë Osmani.

LDK sot ka shpallur kandidaturën e Vjosa Osmanit për kandidate për kryeministre të Kosovës.