Takohen Kurti e Mustafa, nuk flasin për media

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi mes krerëve Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, i mbajtur në një hotel në qendër të Prishtinës.

Takimi mes kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe kryetrait të VV’së, Albin Kurti ka përfunduar pak minuta më parë.

Nga takimi tashmë kanë dalë edhe Mustafa e Kurti. Ata nuk kanë pranuar të flasin për media.

Ky takim është zhvilluar në hotel Sirius në Prishtinë.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Sot ndërkaq, Vjosa Osmani u zgjodh kandidate për kryeministre nga LDK-ja, pas një mbledhje që zgjati më shume se tre orë në selinë qendrore të kësaj partie.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes Mustafa u largua nga selia me një veturë së bashku me Osmanin e Hazirin.