Aleanca: Përse të korruptuarit e BDI-së janë të mbrojtur si Arushat e bardha!

Shpërndaje

“I nderuari zëvendëskryeministër për Euro-integrime, me gjithë entuziazmin tuaj mediatik për të folur për rastin “Zhvatja” ose për eurointegrimet, lëndës suaj ku ju jeni i dyshuar Prokuroria i ka venduar një emër që quhet Pacient, njëjtë e siç është emri Zhvatja, Perandoria, Magjar Telekomi Titaniku, Fortesa. Dhe kjo lëndë asnjëherë nuk u hap, sepse ju dhe subjekti i juaj ndikuat politikisht që të procesohen dhe të hetohen vetëm ato lëndë që përkasin me afatin kohor sipas ligjit të Prokurorisë Publike Speciale?

Dhe shtrohet pyetja me çfarë kredibiliteti flisni për shtetin ligjor, drejtësinë, rastin “Zhvatja” apo Eurointegrimet?

Subjekti juaj politik BDI është njolla më e zezë e sistemit të drejtësisë, e cila është e rrënuar. Publiku i ka të freskëta kujtimet se si Ministri i juaj i drejtësisë bashkë me zyrtarët e VMRO-së zgjidhte nëpërmjet celularit Gjykatës, prokuror Kryetar Gjykatash, dhe këtë instalim e keni bërë që zyrtarët e inkrimuar të mbrohen nga krimi, dhe kjo fatkeqësisht edhe realisht po ndodh, sepse deri tani nuk është nxjerr para drejtësisë dhe nuk kemi asnjë vendim gjyqësor për asnjë zyrtar ose ish zyrtar te BDI për të cilin ka indicje apo dyshim për krim dhe korrupsion.

Pra kjo është e vërteta se përse te inkriminuarit i BDI janë të mbrojtur nga drejtësia për krimin e tyre, dhe janë të paprekshëm ndaj forcës së ligjit që fatkeqësisht ajo forcë për zyrtarët e BDI nuk ekziston.

Dhe ne fund na lejo ti përgjigjemi cinizmit tuaj: se a jemi parti e vogël apo e madhe opozitare, ke durim deri ditën e zgjedhjeve parlamentare , nga te cilat subjekti i juaj ka frikë dhe nuk i dëshiron në asnjë mënyrë të mbahen”, thuhet në reagimin e ASH-së.