Mijallkov e kërkon pasaportën për t’u shëruar jashtë shtetit

Shpërndaje

Penalja konfirmoi se i dënuari Sasho Mijallkov i kërkoi gjykatës ti kthehet pasaporta. Pas kërkesës së fundit, ende nuk ka vendim, ndërsa nga Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk zbulojnë, se në çfarë baze ish-drejtori i DSK-së kërkon t’i kthehet dokumenti i udhëtimit. Më herët disa herë Mijalkovi është refuzuar, dhe nuk i është kthyer pasaporta, dhe jozyrtarisht në kërkesën e fundit si arsye ka deklaruar, mjekimin jashtë vendit. Përndryshe, Sasho Mijalkov u dënua me tre vjet e dy muaj në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore dhe dyshohet edhe në rastin “Perandoria” bashkë me biznesmenin Orçe Kamçev.